Fotolajmi
Presidenti çek, refugjatëve: Askush nuk ju ka ftuar të vini këtu!
Askush nuk ju ka ftuar të vini këtu; Pasi keni ardhur, ju duhet t`i respektoni rregullat tona; Nëse kjo nuk ju pëlqen, shporruni!"!
Ai po vizitonte një kamp azilkërkuesish (Bela pod Bezdezom) pas incidenteve të dhunshme që kishin nodhur në mes të banorëve të atyshëm, shkruan rp-online.de. Dhe, duke iu drejtuar atyre, presidenti çek, Milos Zeman nuk i kishte zgjedhur fare fjalët.
„Fjalia e parë: Askush nuk ju ka ftuar të vini këtu. Fjalia e dytë: Kur tashmë keni ardhur, ju duhet t`i respektoni rregullat tona, ashtu siç i respektojmë ne tuajat kur udhëtojmë në vendet tuaja. Dhe, fjalia e tretë: Nëse kjo nuk ju pëlqen, shporruni!”, kishte thënë fjalë për fjalë Zeman, përcjell albinfo.ch.
Deri tash në politikën çeke fjalët ashpra të presidentit nuk kanë ngjallur ndonjë reagim të zëshëm. Vetëm Helena Lagsadlova nga partia konservatore opozitare Top 09 ka deklaruar se „këto janë klithma të izoluara të llojit populist. Zeman duhet të kishte reaguar në mënyrë më të matur.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër Disa mjekë kërkojnë deri në 12,000 franga në para të gatshme para një operacioni, ndonjëherë pa... -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich













