Lajme
Presidenti ukrainas nënshkruan marrëveshje sigurie me Gjermaninë dhe Francën
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/05/517372095_highres.jpg)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar sot një marrëveshje bilaterale të sigurisë me Gjermaninë, teksa një tjetër pritet ta nënshkruajë me Francën gjatë ditës së sotme.
Zelensky është takuar sot në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa më vonë do të udhëtojë për në Paris, për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton albinfo.ch.
Scholz përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se ai dhe Zelensky kanë nënshkruar “një marrëveshje mbi zotimet tona afatgjata të sigurisë”, teksa e quajti atë “një hap historik”, raporton Associated Press.
Deri më tani nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me marrëveshjen, ndërsa marrëveshjet dypalëshe të sigurisë dhe mbështetjes afatgjatë vijnë pas një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila është nënshkruar muajin e kaluar dhe mbulon 10 vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n