Lajme
Presidenti Zelensky: Pres më shumë ndihmë nga Evropa
Mësohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do t’i drejtohet Këshillit Evropian të hënën, teksa kërkon më shumë ndihmë për vendin e tij dhe më shumë trysni ndaj Rusisë për t’i dhënë fund agresionit të saj.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një letër para sesionit dyditësh se Ukraina “po tregon guxim dhe dinjitet të jashtëzakonshëm përballë agresionit dhe mizorive ruse”.
“Një nga shqetësimet tona më të ngutshme është të ndihmojmë shtetin ukrainas, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, me nevojat e tij për likuiditet”, tha presidenti Michel. “Ne do të diskutojmë gjithashtu se si të organizojmë më së miri mbështetjen tonë për rindërtimin e Ukrainës, meqë do të kërkohet një përpjekje e madhe globale për të rindërtuar vendin”.
Ai tha se diskutimet do të përfshijnë trajtimin e çmimeve të larta të energjisë dhe nevojën për të “përshpejtuar tranzicionin tonë të energjisë” në mënyrë që të hiqet shkallë-shkallë varësia evropiane nga karburantet fosile ruse, si dhe diskutimin e mënyrave për t’u marrë me çështjet e sigurisë ushqimore dhe çmimeve në rritje.
Me forcat ruse që po kryejnë një sulm të rëndë në Sievierodonetsk, qyteti i fundit i kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Luhanskut, presidenti Zelenskyy tha në një video fjalim të dielën vonë se marrja e qytetit “është një detyrë themelore për pushtuesit” dhe se Ukraina do të bëjë gjithçka për “ta penguar atë përparim”.
Zelenskyy tha se sulmet ruse kanë dëmtuar 90 për qind të ndërtesave në Sievierodonetsk, duke rrënuar telekomunikacionin dhe duke shkatërruar më shumë se dy të tretat e banesave të qytetit. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha për televizionin francez TF1 të dielën se “përparësi e pakushtëzuar e Rusisë është çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut”. Ai tha se Rusia i sheh zonat si “shtete të pavarura”.
Rusia e përqendroi vëmendjen e saj në Donetsk dhe Luhansk, në rajonin e Donbasit, pasi zhvendosi shumë nga forcat e saj që fillimisht ishin përqendruar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku u përballën me rezistencë të ashpër në periudhat fillestare të agresionit që filloi në fund të shkurtit.
Vizita në Kharkiv
Presidenti Zelenskyy zhvilloi një vizitë të rrallë jashtë Kievit të dielën për t’u takuar me forcat ukrainase në qytetin lindor të Kharkivit, një udhëtim që synon të nxjerrë në pah suksesin e Ukrainës në dëbimin e Rusisë nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Zelenskyy u informua për operacionet aktuale në qytet dhe u ndau mirënjohje shtetërore trupave.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj”, tha presidenti Zelenskyy. “Po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës”.
Por ndërsa vlerësoi gjithashtu zyrtarët rajonalë, presidenti Zelenskyy tha se shefi i sigurimit të Kharkivit ishte shkarkuar pasi “nuk kishte punuar për të mbrojtur qytetin që nga ditët e para të luftës në shkallë të gjerë”. Administratori ushtarak rajonal, Oleh Synyehubov, tha se 31 për qind e rajonit të Kharkivit është ende i pushtuar nga forcat ruse.
Ukraina ndërmori një kundërsulm të ri të dielën për të rimarrë zonën rreth qytetit port jugor të Khersonit, qyteti i parë i madh që ra në duart e forcave të Moskës. Por të dielën, ushtria ukrainase shkroi në Twitter: “Mbahu Kherson, ne po vijmë”.
Disa informacione për këtë material u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, France-Presse dhe Reuters./VOA
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













