Kosova
Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në SHBA në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Bëhet e ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në SHBA si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit, ka njoftuar Presidenca.
Presidenca ka thënë se Osmani ka udhëtuar në Washington me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë.
“Në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila mbledh mijëra kongresistë, politikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë bota, Presidentja Osmani do të mbajë fjalimin kryesor nga përfaqësuesit ndërkombëtar në kuadër të Drekës Ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo do të flasë për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga ditët më të vështira deri te sukseset e sotme, duke theksuar besimin e pashoq dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve tanë”, është njoftuar nga Presidenca.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
“Gjatë qëndrimit në Vashington, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të administratës së SHBA-së, me fokus në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe avancimin e aspiratave euroatlantike të vendit tonë”, tha Osmani.
Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një traditë gjashtëdekadëshe, ku çdo vit mblidhen zyrtarët më të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit, politikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga shumë vende të botës për lutje të përbashkëta.
E-Diaspora
-
Ky është numri i personave që votuan në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote...
-
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
Jeta në Zvicër
-
Prindërit zviceranë mbështeten në llogaritë e kursimeve për fëmijët e tyre në vend të fondeve të investimeve Prindërit në Zvicër lënë mënjanë para për fëmijët e tyre dhe këtë e bëjnë kryesisht me...
-
Cilat kantone zvicerane lejojnë vdekjen e asistuar në shtëpitë e kujdesit?
-
Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën
-
Cyrihu hedh poshtë masën për të lejuar vdekjen e asistuar në shtëpitë private të pleqve
-
Rritja e mashtrimeve me qira në Zvicër