Lajme
Presidentja Osmani i premton mërgatës: Votimet e ardhshme, nga ambasadat
Si pikë e parë, sipas zonjës Osmani është ndërrimi i ligjit për zgjedhjet, i cili duhet që urgjentisht të mundësojë votimin në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare në vendet ku jeton mërgata

Në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Zvicër, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh ushtruese detyre e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një takim me përfaqësues të mërgatës në Zvicër, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Takimin e ka hapur me një fjalë rasti ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Sami Ukelli.
Duke ju drejtuar bashkatdhetarëve të pranishëm, zonja Osmani ka vënë në pah arritjet e diasporës dhe kontributin e saj të padiskutueshëm për të gjitha zhvillimet në atdhe, raporton albinfo.ch.
©albinfo.ch
Ajo ka folur edhe për disa nga përcaktimet që institucionet e reja kanë marrë për t`i realizuar në raport me diasporën. Si pikë e parë në këtë drejtim, sipas zonjës Osmani është ndërrimi i ligjit për zgjedhjet, i cili duhet që urgjentisht të mundësojë votimin në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare në vendet ku jeton mërgata.
“Kthimi i trurit” është përcaktimi i radhës i institucioneve kosovare në raport me diasporën, çështje për të cilën presidentja në detyrë ka pranuar se është bërë fare pak, shkruan albinfo.ch. Ndërsa mbështetja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe çështja e kartonit të gjelbër janë edhe dy pikat me prioritet për institucionet kosovare që do të dalin nga zgjedhjet e fundit.
© albinfo.ch
Në vazhdim, pjesëmarrësit në këtë takim janë duke zhvilluar një debat të gjallë me mysafiren nga Kosova.
Nesër, më 3 mars, presidentja në detyrë, edhe në cilësinë e kryetares së Parlamentit të Kosovës do të pritet nga kryetari i Dhonës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Walter Aebi.
albinfo.ch do të japë edhe raportim më të gjerë nga takimi dhe nga konferenca për medi a që do të mbahet pas pritjes së saj në isntitucionet zvicerane.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Linjat me çmime të lira që do të operojnë në Aeroportin e Kukësit Vënia në funksion e Aeroporti të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave...
-
Haxhiu: Diaspora do t’i vuajë pasojat nga ligji për konfiskimin e pasurisë
-
Austri: Vaksina ruse “Sputnik V”, vetëm pas miratimit nga EMA
-
Më shumë se një e treta e zviceranëve kanë punuar nga shtëpia më 2020
-
Nëna e Ritës publikon fotografi me veshje kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se një e treta e zviceranëve kanë punuar nga shtëpia më 2020 Mbi një e treta e punonjësve kanë punuar nga shtëpia, të paktën një pjesë të kohës...
-
Zvicër: 600 raste të diskriminimit racor më 2020
-
Në spitalet e Schaffhausenit nuk ka mbetur i lirë asnjë aparat ventilimi
-
Zvicër
Në ditën e parë të hapjes, mungoi “sulmi masiv” drejt tarracave
-
Zvicra dhe Portugalia i lehtësojnë masat, vendet fqinje i ashpërsojnë