Kosova
Presidentja Osmani publikon fotografi me Trumpin e Macronin
Si mbishkrim në këtë fotografi, ajo ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot në llogarinë e saj në Facebook një fotografi, ku shihet ajo në mes të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Si mbishkrim në këtë fotografi ajo ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.
Presidentja e Kosovës u është bashkuar dje liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame, në Paris.
Ajo po ashtu mbrëmë ka publikuar një fotografi, ku shihej duke i shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













