Sport
Prezantohet Aliji, përshëndet Baselin
22-vjeçari largohet kështu nga Baseli, skuadër me të cilën luajti 53 ndeshje në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për të shkuar në një ekip ku të luajë si titullar
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji edhe zyrtarisht është prezantuar në skuadrën e Kaiserslauternit, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi kuqezi u prezantua pasditen e të premtes si blerja më e re e skuadrës së Kaiserslauternit, aty ku vite më parë ka luajtur edhe Igli Tare.
22-vjeçari largohet kështu nga Baseli, skuadër me të cilën luajti 53 ndeshje në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për të shkuar në një ekip ku të luajë si titullar.
Aliji konsiderohej para disa vitesh si e ardhmja e kombëtares zvicerane, por pavarësisht se u aktivizua në të gjitha ekipet e moshave helvetike, ai zgjodhi të luajë me kombëtaren shqiptare.
Pas kalimit në skuadrën gjermane ka falënderuar tifozët e Baselit. “Të dashur tifozë. Transferimi te Kaiserslautern u realizua. Tani do të jem në Bundesligën 2, te një ekip i traditës. Po pres me padurim sfidën e re me ‘djajtë e kuq’ në këtë stadium të madh. Por unë do të kujtoj gjithmonë kohën e paharrueshme të Baseli: titujt kampion, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës. I falënderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës, stafin, bordin dhe tifozët e shkëlqyer të Bazslit”, ka shkruar Aliji në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













