Lajme
Prezantohet teknologjia elektronike për dokumentet biometrike
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka publikuar një njoftim lidhur me aplikimin e dokumenteve biometrike në formë elektronike, transmeton albinfo.ch.

Posimi i plotë:
Në saje të bashkëpunimit të frutshëm të autoriteteve shqiptare, përkatësisht Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me firmën IDEMIA-Aleat, duke filluar nga dita e sotme, aplikimet për dokumente biometrikë do të nënshkruhen në mënyrë elektronike.
Ky është një hap domethënës përpara dejt dhënies së shërbimeve më të mira, më me cilësi e më shpejt, dhe para së gjithash më të sigurt për shtetasit shqiptarë që aplikojnë për shërbime pranë Ambasadës Vjenë.
Kompania kreu në kohë rekord aspektin teknik të këtij aplikimi, ndërkohë që qeveria shqiptare hartoi dhe miratoi në kohë rekord kuadrin e duhur ligjor për të mundësuar ofrimin e këtij shërbimi.
Falënderime firmës IDEMIA-Aleat për kujdesin e tregur, duke mundësuar pajisjen e Zyrës Konsullore me dy ekrane mbrojtës për punonjësit që janë më të ekspozuar, si dhe Zj. Erjona Nano dhe Z. Bledi Aliçkolli për ndihmën dhe bashkëpunimin e frutshëm me Konsullen Artjola Ganellari dhe Z. Orjon Beci.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













