Shkurt.ch
Prindërit që paguajnë kujdestarë të fëmijëve, lirohen nga tatimi për 25 mijë franga
Nga 10 mijë franga sa është tash, shuma për një fëmijë në nivel federal do të rritet në 25.000 franga
Qeveria Federale e Zvicrës synon që t`ua lehtësojë pozitën prindërve që angazhojnë persona të huaj për tu kujdesur për fëmijët e tyre, duke ua zbritur detyrimet tatimore. Me këtë, Këshilli Federal dëshiron të favorizojë prindërit e punësuar. Ai propozon që këta prindër të mund të nxjerrin një shumë më të madhe nga tatimet në emrin e shpenzimeve për pagesën e një personi të tretë që kujdeset për fëmijët.
Dhe, ndryshimi në këtë mes është i madh: nga 10 mijë franga sa është tash, shuma për një fëmijë në nivel federal do të rritet në 25.000 franga. Nga ana tjetër, federata planifikon t`i detyrojë kantonet që lirimi nga tatimet të bëhet së paku nga shuma prej 10 mijë frangash për një fëmijë, shkruan albinfo.ch mbështetur në një komunikatë të publikuar nga Administrata Federale Tatimore. Kur dihet se sot prindërit në disa kantone kanë të drejtë të lirohen nga tatimet vetëm për shumën prej 3000 frangash, propozimi i federatës përbën ndryshim të madh. Por, në të njëjtën kohë janë disa kantone ku kjo shumë është 19.000 franga për fëmijë.
Marrja e kësaj mase duhet të shikohet në dritën e iniciativës për fuqinë punëtore profesionale, është deklaruar nga Administrata Tatimore Federale e drejtuar nga ministri Ueli Maurer.
Për jetësimin e kësaj mase, autoritetet vlerësojnë që brenda një afati të shkurtër shuma që humb federata përmes kësaj reforme do të jetë 10 milionë franga ndërsa kantonet dhe komunat kështu humbin 25 milionë franga. Por në afat më të gjatë Këshilli Federal llogarit të përfitojë nga tatime plotësuese të cilat do të mundësohen përmes programit “impulset pozitive të punësimit”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













