Kosova
Prishtina mbulohet nga mbeturinat
Nga sot mbeturinat nuk do të mblidhen më në Kosovë nga kompania “Pastrimi” për shkak të bllokimit të llogarive bankare.
Prishtina është zgjuar sot me koshat e plehrave plot, të cilët nuk po largohen nga kompania përgjegjëse, raportojnë mediat kosovare.
Mbeturinat kanë filluar të bien edhe në rrugë duke shkaktuar një situatë kaotike në qytet.
Pas kësaj gjendje ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës. “Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera.
Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve.
Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme. Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4000 litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante”, thuhet në reagim.
Ditë më parë nga kompania “Pastrimi” kanë bërë të ditur se ndodhen para një kolapsi financiar për arsye te borxhit që kanë ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
Ndryshe, vetëm në Prishtinë, kompania “Pastrimi” largon mesatarisht 231 mijë kilogramë mbeturina brenda 24 orëve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100















