Kosova

Mërgimtarit nga Zvicra i vidhet vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë luksoze e tipit Mersedes G-clas është vjedhur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

“Rasti është paraqitur rreth orës 13:00 në stacionin – Qendra në Prishtinë dhe policia po merret me rastin”, sipas raportit policor.

Gjithashtu ky informacion u bë i ditur në faqen e Facebookut “Markali t’kerreve”. Në këtë grup një person ka njoftuar se sot në mes të Prishtinës i është vjedhur vetura luksoze me targa të Zvicrës, “Mercedes” G-Clas, transmeton albinfo.ch.

“Marakli sot rreth ores 9:00-10:00 mrapa ringsit te 92-shi është vjedhur ‘Mercedesi’ G-Clas me targa të ch BL-183600 nëse dikush e sheh në rrugë, ju lutem paraqituni në këtë nr: 049506080, për çdo info pason shpërblimi”, thuhet në kërkesën e të dëmtuarit. /Albinfo.ch