Maqedonia
Pritet aktgjykimi për “Lagjen e trimave”, forca të mëdha policore rrethojnë Gjykatën
Avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë. “Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.
Gjykata Penale e Shkupit pritet në çdo moment ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur të shqiptarëve. Nga kjo përleshje humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë. “Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.
Ndryshe, në prani të Gjyqit, vërehen forca të mëdha të policisë.
Prokuroria, ndërkaq kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













