Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani Ky panair përbën një mundësi të shkëlqyer që kompanitë kosovare të prezantojnë ofertat e tyre turistike,... -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? Të paktën gjysma e taksës duhet të shpenzohet për lajme dhe ngjarje aktuale... -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme -
Preferencat e votuesve zviceranë përforcohen përpara votimeve të marsit -
Guy Parmelin thirrje për solidaritet në ditën botërore të të sëmurëve -
Votimi me postë në Zvicër: Zarfe që mbërrijnë vonë rrezikojnë të mos numërohen











