Lajme
Pritet të ketë disa fluturime brenda javës Prishtinë-Beograd
Para pak ditësh, me iniciativë të amerikanëve në Berlin është nënshkruar një marrëveshje për hapjen e hapësirës ajrore Serbi-Kosovë që do të mundësojë fluturime direkt Prishtinë-Beograd.
Këto fluturime do të mundësohen nga kompania gjermane Eurowings, e cila do të vendosë në shërbim aeroplanët Airbus A230, të cilët do të fluturojnë disa herë gjatë javës direkt nga Beogradi për në Prishtinë, e që janë me kosto të ulët.
Siç shkruan DW, vetëm ka mbetur të caktohet data se kur do të nisin këto fluturime.
Nga kjo kompani i kanë thënë DW-së se kanë mbetur edhe disa çështje të ndryshme biznesore që vazhdojnë të mbesin të hapura.
“Fillimi i fluturimeve ende nuk është vendosur”, ka thënë përfaqësuesi i Eurowings, Florian Grencderfer.
Ai ka treguar se kompania tashmë e ka bazën në Prishtinë, ku edhe do të jenë zyrat qendrore të Eurowings.
Aeroplanët Airbus A320 kanë gjithsej 180 ulëse të klasit biznes, ndërkohë dhe klas standard dhe ekonomik me 90 ulëse në pjesën e pasme të aeroplanit.
Eurowings në fund të viti të kaluar ka hequr dorë nga fluturimet e distancave të gjata dhe aktualisht mban vetë 6 destinacione në SHBA, Kubë dhe Republikën Dominikane, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














