E-Diaspora
Pritje për Mustafin „Heroin e Hessen“-it
Në ambientet e Parlamentit të Landit të Hessen-it është mbajtur evenimenti sportiv e humanitar "Mbrëmja e sportit 2014 “, ku pos futbollistit Shkodran Mustafi, ka qenë i pranishëm edhe konsulli i Kosovës, Astrit Zemaj
Fitorja e Kombëtares Gjermane në Kampionatin Botëror të Futbollit, ” Brazili 2014″, kremtohet jo vetëm në rrafshin sportiv, por edhe atë politik dhe shoqëror.
Pjesëtarët e ekipit fitues të Gjermanisë, pas kthimit nga Brazili janë pritur si heronj të vertetë në kryeqytetin gjerman në Berlin, dhe kjo po vazhdon edhe në pjesë tjera të vendit. Në këte kontekst edhe autoritet më të larta shtetërore të Landit të Hessenit, kanë organizuar një pritje madhështore për të festuar fitoren e merituar të kombëtarës së gjermane.
Takimi është mbajtur nën patronatin e kryetarit të Parlamentit të Hessen-it, Norbert Kartmann dhe kryeministrit të Land-it, Volker Bouffier, me moton „Mbrëmja e sportit 2014“. Takimi i cili kishte edhe karakter humanitar, është mbajtur në ambientet e Parlamentit Shtetror në Wiesbaden.
Krahas personaliteteve eminente sportive, i ftuar special ishte edhe njëri nga kampionët e ri botëror të Kombëtares Gjermane, futbollisti me prejardhje shqiptare nga Tetova, Shkodran Mustafi, vendlindja e të cilit është nga Landi i Hessen-it.
Kryeministri Bouffier në fjalën e tij pershendetëse në veçanti është ndalur në personalitetin e „Heroit të Hessen-it“, Shkodran Mustafi, të cilin e ka vlerësuar me fjalët më të mira për suksesin e shpejtë në karrierë dhe për suksesin e përbashkët të kombëtarës gjermane, e cila bëri të mundshme rimarrjen e titullit të kampionit botëror në futboll, pas 24 viteve.
Po ashtu, me ftesë të organizatorëve, kryetarit të parlamentit dhe kryeministrit në ketë organizim festiv ishte edhe Konsuli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, i cili në emër të institucioneve i ka uruar nikoqirët për fitoren dhe i ka falenderuar ata për mbeshtetjen e vazhdueshme që po i japin Republikës së Kosovës.
Në veçanti mbresëlenës ishte takimi me futbollistin me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi të cilin e ka përgëzuar për suksesin e arritur. Në margjinat e këtij takimi është biseduar që pas pushimeve verore, të organizohet një mbrëmje me sportistët nga Kosova dhe trevat shqiptare të cilët jetojnë në Gjermani.
Shkodran Mustafi i cili krahas stafit menaxherial, në këte mbrëmje shoqërohej edhe nga i ati. Në gjuhën shqipe, ka falenderuar konsulin Zemaj për pjesmarrje dhe ka theksuar se është ndier krenar kur ka kuptuar se në evenimentin e rastit prezantuan edhe përfaqësuesit e e Republikës së Kosovës në Landit të Hessen-it.
Halil Rrustemaj
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












