Lajme

Pritje të gjata në kufirin Serbi-Kroaci  

Kolona dhe pritje të gjata raportohet se janë krijuar në kufirin e Batrovcit, mes Serbisë dhe Kroacisë.

Një qytetar në Twitter, i cili po udhëtonte nga Kosova drejt Perëndimit ka publikuar pamje ku shihen shumë vetura duke pritur për të kaluar kufirin.

“Rrugë e gjatë, pritje e stërzgjatur! Për mërgimtarët s’duhet vetëm të shprehim mall, e t’i kemi në kujtesë, por edhe duhet dashur shumë. Gjithsecilin…”, ka shkruar ai.