Sport
Pro dhe kundër largimit të Shaqirit
Mediumi që Shaqiri ka dhënë këtë intervistë, “Tribune de Geneve”, ka shkruar se nëse anëtarit të Stoke i vije ftesa nga Kosova, dhe nëse e pranon, në Zvicër duhet të respektohet ky vendim
Deklarata e Xherdan Shaqirit se nëse e fton Kosova të bëhet kapiten i saj ka ngjallur shumë reagime në Zvicër. Shaqiri konsiderohet yll i kësaj Përfaqësuese dhe helvetikët do të humbnin një lojtar të madh, shkruan albinfo.ch.
24-vjeçari që është deklaruar i pakënaqur me hierarkinë e kapitenëve të Zvicra, ka thënë se do të mendohej nëse nga Kosova i vjen një ofertë për t’u bërë kapiten. Largimi eventual i Shaqirit nga Zvicra, do të ishte humbje e madhe për helvetikët, dhe natyrisht prurje e mirëseardhur për Kosovën. Por mediumi që Shaqiri ka dhënë këtë intervistë, “Tribune de Geneve”, ka shkruar se nëse anëtarit të Stoke i vije ftesa nga Kosova, dhe nëse e pranon, në Zvicër duhet të respektohet ky vendim. “Thirrja do t’i vije, me siguri. Xherdan Shaqiri do të përballet me një zgjedhje personale. Dhe në qoftë se ai zgjedh Kosovën, ne duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij. Për gjithë ato që ai ia ka sjellë Zvicrës”, shkruan “Tribune de Geneve”.
Pas debateve të shumta që kanë kapluar Zvicrën rreth largimit të mundshëm të Xherdan Shaqirit në Kosovë, kjo për shkak se ai është injoruar nga shiriti i kapitenit, së fundi ka bërë një shkrim edhe prestigjiozja “Luzerner Zeitung”. Ajo e quan dëshirën e Shaqirit si ego të sëmurë, që i bëjnë dëm kombëtares në këto ditë vendimtare. “Ka shenja se Shaqiri është i sëmurë nga egoja, për shkak se trajneri Vladimir Petkoviq nuk e ka nënshkruar atë si zv.kapiten në vend të Granit Xhakës”, shkruan kjo e përditshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











