Lajme
Progresi i konsiderueshëm dhe real i agjendës Europiane të Kosovës
Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku ka pasur takime me Komisionerin për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Füle dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin Pierre Mirel.
“Temat qendrore të takimeve kanë qenë marrja e udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave, zgjatja e masave autonome tregtare për bizneset kosovare, si dhe progresi dhe sfidat në kuadër të Raportit të Progresit 2011”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Integrimeve.
Sipas kumtesës në këto takime, ministrja Çitaku ka komunikuar progresin e institucioneve të Kosovës në adresimin e çështjeve prioritare në axhendën e integrimit europian.
“Kam pasur një sërë takimesh të rëndësishme ku kemi mbuluar çështjet prioritare të agjendes Europiane. Pikë kyqe e takimeve ka qenë përmbajtja e Raportit të Progresit 2011. Në takimin e sotëm unë i përcjella Komisionerit Füle pikëpamjet e Qeverise mbi punën e mirë që është bërë në nivelin qendror dhe lokal, dhe se unë jam e bindur që do të kontribuoj në hapjen sa më të shpejtë të dialogut për liberalizimin e vizave”, citohet të ketë thënë ministrja Çitaku.
Çitaku, ka bërë të ditu se u diskutua nevoja për qasje më të mirë në tregjet evropiane për bizneset Kosovare përmes zgjatjes së Masave Autonome Tregtare.
Poashtu ajo ka përsëritë kërkesën për marrëdhënie kontraktuale me BE-në datën më të hershme të mundshme..
Komisioneri Füle ka përshendetur angazhimin personal të ministres Çitaku në promovimin e agjendës Europiane në Kosovë.
Qeveria ka fuqizuar rolin e saj në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të Stabilizim Asociimi.
Lidhur më dialogun per procesin e liberalizimit të vizave, misioni i ekspertëve ka perfunduar javen e kaluar viziten lidhur me reintegrimin e personave te riatdhesuar dhe se shpejti presim mendimin raportin lidhur me kete ceshtje.
Komisionieri ka theksuar se pret miratimin e Masave Autonome Tregtare së shpejti per Kosovën. Komisionieri konfirmoj perkrahjen e Komisionit Evropian në kuadër të përspektivës Europiane të Kosovës.
Raporti i Progresit për Kosovën do të publikohet më 12 tetor nga Komisioni Evropian. Raporti i Progresit është instrument i rregullt i Komisionit Evropian me anë të cilit vlerësohet progresi i vendeve kandidate dhe kandidate potenciale në kuadër të procesit të integrimit të tyre në Bashkimin Europian.
Liberalizimi i vizave dhe marrëveshja tregtare Kosovë – BE janë dy iniciativa të propozuara për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian në kuadër të Studimit për Kosovën të vitit 2009.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje












