Jeta në Zvicër
Projektet e financimit të Ushtrisë Amerikane në Institucionet zvicerane
Sipas administratës Trump, sasi të konsiderueshme të dollarëve janë dedikuar në projekte kërkimore në institucionet më të larta të Zvicrës, në teknologjinë federale në Llozanë dhe Cyrih, raporton “Luzerner Zeitung”.
Pothuajse 1.6 milion dollarë në financimin e institucionit EPFL në Llozanë dhe pothuajse 600.000 për institucionin RTH në Cyrih që nga viti 2016, janë shifrat e dhëna nga e përditshmja zvicerane, e cila shkruan se paratë vijnë kryesisht nga ushtria e SHBA-së dhe Pentagoni, përcjell Albinfo.ch
Të dy institucionet janë pyetur për projektet në fjalë, mirëpo ato nuk pranuan të japin informacion të veçantë, por thanë se fondet gjithashtu kanë mbështetur kërkime, të cilat jo domosdoshmërisht kanë qëllime ushtarake.
Nga ana e tyre, autoritetet amerikane kanë thënë se fondet janë thjesht të destinuara për të ruajtur superioritetin teknik.
Reagimet e politikanëve në Zvicër lidhur me këto fonde kanë qenë të përziera, sipas transmetuesit publik RTS.
Sipas deputetes social-demokrate Anita Fetz, e cila ka shprehur shqetësimin se amerikanët po japin fonde me qëllim të shërbimit të interesave të tyre.
Politikania liberale, Isabelle Chevalley, ka thënë se nuk është e shokuar aspak lidhur me atë se EPFL pranon donacione private nga ushtria amerikane ose ndonjë financues tjetër, sepse shkaku i shkurtimeve të buxhetit ata janë të detyruar të kërkojnë financim nga sektori publik.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














