Shqipëria
Projekti zviceran lidh kompanitë me shkollat profesionale
Aftësi për Punë po prezanton qasje të reja për arsimin profesional në Shqipëri, duke lidhur mësimin me aftësitë praktike të nevojshme për bizneset dhe tregun e punës dhe përmes modeleve tërheqëse të mësimit për studentët
Aftësi për Punë, një projekt zviceran për arsimin profesional promovoi rëndësinë e praktikave profesionale dhe ftoi kompanitë private që të bashkëpunojnë me shkollat për ofrimin e shanseve për mësim praktik për studentët.
Java u mbyll me përurimin e një laboratori dhe klase TIK në Shkollën Industriale Profesionale ‘Pavarësia’ në Vlorë dhe më vonë me lançimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale, një bashkëpunim midis kompanive private dhe ofruesve të arsimit profesional, njofton ambasada e Zvicrës në Tiranë.
“Ekonomia e Shqipërisë ka nevojë për aftësi profesionale më të shumta dhe më të mira. E kam thënë këtë gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri: arsimi profesional nuk është i dorës së dytë”, ka thënë ambasadori zviceran Christoph Graf, përcjell albinfo.ch.
Panairet e praktikave profesionale u organizuan përgjatë javës në Lezhë, Berat, dhe Vlorë ku pronarë dhe menaxherë nga biznesi privat patën rastin të flasin me mësuesit dhe studentët mbi nevojat dhe mundësitë për aftësitë që kërkohen.
Si rezultat 300 pozicione praktikantësh u siguruan për studentët nga 100 kompani të ndryshme nga këto rajone dhe nga Tirana.
Një laborator dhe klasë e re për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit u financua dhe rinovua nga SICPA – një kompani zvicerane dhe anëtare themeluese e SWISSA, Dhomës së Tregtisë Zvicerano-Shqiptare.
Java e praktikave profesionale ishte pjesë e Javës Evropiane për Aftësitë Profesionale (20-24 nëntor) e vendosur nga Komisioni Evropian për të spikatur rëndësinë e arsimit dhe aftësive profesionale për një ekonomi të fortë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Rianit të vogël “Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Rianit të vogël “Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












