Kosova
Projektligji për buxhetin, opozita kritikon qeverinë
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar për uljen buxhetit nga 2 miliardë në 1.8 miliardë, për çfarë ka marrë kritka nga opozita
Me debate e kundërshtime është përcjellë diskutimi për rishikimin e buxhetit të këtij viti. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar për uljen buxhetit nga 2 miliardë në 1.8 miliardë.
Ai ka përmendur obligimet ndaj punëve të kryera në autostradën “Arbën Xhaferi”, veteranët dhe pagesat nga vendimet gjyqësore. Ka thënë se sigurimet shëndetësore janë hequr, pasi një numër i madh detyrash që janë dashur të kryhen, nuk janë bërë. Sa i përket autostradës për Gjilan, Hamza ka thënë se ajo nuk ka nisur fare, pasi procedurat nuk kanë përfunduar.
Me këto konstatime nuk janë pajtuar partitë opozitare. Dardan Molliqaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndryshimi më shumë përngjan në një dokument kontabiliteti. Ai ka thënë se lëvizjet e bëra në buxhet janë në kurriz të investimeve kapitale, të cilat deri më tani nuk dihet se çfarë përfitime i sollën vendit.
Ndërsa, Naser Osmani ka thënë se LDK-ja nuk pajtohet me vendimin për heqjen e mjeteve nga financimi i autostradës për Gjilan, heqjen e sigurimeve shëndetësore dhe degradimin e veteranëve e shtimin e numrit të tyre për përfitime të votave.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












