Lajme

Promovimi i librit “Dheas të fjalës” nga Aleksandër Çipa

Të shtunën, më 23 dhjetor 2023, në bibliotekën “Pestalozzi”, në Cyrih, duke filluar nga ora 16:00 do të bëhet promovimi i librit “Dheas të fjalës” të gazetarit, analistit, poetit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar, z.Aleksandër Çipa, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Çipa, i cili do të jetë i pranishëm, është po ashtu dhe Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Ftohen të gjithë dashamirësit e librit për të marrë pjesë në këtë aktivitet kulturor.