Shqipëri
Promovohen vendet turistike të Shqipërisë në Japoni
Shqipëria, në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë vizitës në Japoni, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit – JATA, Tadashi Shimura, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro ndau foto nga takimi me Tadashi Shimura, ku u diskutua për të futur Shqipërinë në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë
“Shumë interesant takimi me presidentin e Shoqatës më të madhe Japoneze të Agjencive të Udhëtimit – JATA, Tadashi Shimura dhe drejtorët ekzekutiv. Aktivë me pyetjet e tyre për ta futur Shqipërinë në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë, që janë të vyer për ne, sepse janë kureshtarë, udhëtojnë shumë, shpenzojnë para, lëvizin në sitet kulturore, synojnë përvoja lokale nga vendi që vizitojnë, por edhe kërkojnë standarde shërbimi cilësor”, u shpreh Kumbaro.
Kumbaro nënvizoi se “takimet do të intensifikohen këtë javë me anëtarët e kësaj shoqate dhe njëkohësisht tur-operatorë të rëndësishëm në Japoni.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













