E-Diaspora

Promovohet në Austri romani në gjuhën gjermane i autorit Besim Xhelili

Në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vienë shkrimtari nga Tetova Besim Xhelili ka përuruar romanin në gjuhën gjermane “1803”.

Në promovimin e librit të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, shkruan albinfo.ch

Vetë përkthyesi i këtij romani Kurt Gostentschnnig tha se e ka gjetur veten në personazhe të romanit.

“Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në personazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam një njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar” ka thënë Gostentschnnig.

Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku. 

“Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.

Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në  proces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpreson të mbarojë trilogjinë “1803”.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch