Kosova
Promovohet “Sy më sy me veprën, vështrime mbi veprën e Mehmet Kajtazit”
Më 25 shtator 2018, në Fakultetin e Edukimit në praninë e mbi 300 personaliteteve nga jeta publike dhe letrare, u promovua libri “Sy më sy me veprën, vështrime mbi veprën e Mehmet Kajtazit”.
Botimi i këtij libri është bërë nga Prof. Dr. Begzad Baliut që edhe para 5 vitesh ishte poashtu bartës i botimit të librit “Sy më sy me jetën, biografi e Mehmet Kajtazit”.
Prof. Dr. Begzad Baliu në kumtesën e tij bëri një pasqyrim shkencor dhe letrar të veprës së Mehmet Kajtazit.
Prof Baliu theksoi, në mes tjerash, se “kjo përmbledhje është vetëm një homazh i radhës për përvjetorin e ndërrimit jetë të tij, i cili do të vijojë sigurisht edhe me vëllimet e tjera, në përvjetorët e rëndësishëm të lindjes, më parë sesa ata të vdekjes së tij”.
Ky libër i Mehmet Kajtazit ka thyer të gjitha rekordet me 561 repriza duke qëndruar që 26 vite në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Një paraqitje sa simbolike aq edhe e thellë ishte kur manifestimin e hapi Marena Kajtazi mbesa e Mehmet Kajtazit që lexoi poezinë “Gjyshi im Meti” nga libri i saj “Një planet me poezi”.
Marena, 11 vjeqare, befasoi të gjithë publikun me paraqitjen e saj që sikur kristalizonte trashëgiminë letrare të Mehmet Kajtazit.
Dr Lindita Kajtazi, vajza e Mehmet Kajtazit, falënderoi pjesëmarrësit në emër të familjes.
Lindita Kajtazi falënderoi 32 autorët e vështrimeve në këtë libër si edhe personat që kanë ardhur enkas nga Zvicra për këtë manifestim në mesin e tyre Dr Gëzim Dushin, Z. Arsim Ferizin dhe Z. Besim Rexhaj.
Ky libër përfshin Recensione, Vështrime, Intervista, Vështrime për dramat e inskenuara sipas veprave të Mehmet Kajtazit si dhe Tregime dhe Poezi për Mehmet Kajtazin nga 32 letrarë e gazetarë të spikatur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur














