Kosova

Thirrje për ngritje pagash, si kontribut për mosikjen e punëtorëve

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive vendore që të bëjnë rritjen e pagave për punëtorët e kompanive të tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ndalin braktisjen e Kosovës nga rinia.

“Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë: T’i rrisim pagat e punëtorëve. Kontribuojmë që rinia mos ta braktis Kosovën. Në kompaninë ‘Frutex ‘ numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 euro”, ka shkruan Shaqir Palushi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, transmeton “telegrafi”.

Ndryshe kompania “Frutex”, produktet e veta i eksporton më shumë se 20 vende të botës, përcjell albinfo.ch.

I menjëhershëm ka qen edhe reagimi i biznesmenit Sheqer Ukaj i cili ka treguar se tashmë i ka rritur disa paga.

“Disa paga veç i kemi rritur tjerat do t’i rrisim këtë vit, vetëm i lus rinin tonë që të aftësohen profesionalisht”, ka shkruar Ukaj.