Lajme
Sipas Dr. Elona Metës nga diaspora, pagat për mjekët duhet të jenë minimalisht 1500 euro
Elona Meta-Haubrich është mjeke e specializuar në Gjermani, një intelektuale me vizion dhe krenare për origjinën e saj. Elona tani është mjeke e specializuar, ushtron detyrën e saj si mjeke familjare në Gjermani dhe pa dyshim biografia e saj është njëra ndër historitë e suksesit të diasporës sonë në fushën e mjekësisë, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se jeton dhe punon në Gjermani, Elona Meta- Haubrich, në një intervistë për mediat shqiptare tregon se paga e mjekëve në Shqipëri është e ulët dhe se duhet të rritet paga në mënyrë që korrupsioni të zhduket. Sipas saj, paga e tanishme është e pamjaftushme, prandaj edhe ka ikje të mjekëve në shtetet e tjera.
“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjeke për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, pëundrazi korrupsioni është rritur, ndërsa mjekët janë liruar disa dite apo jave pas arrestimeve për mungesë provash. Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqevlëresimi, paga e ulët, ngarkesa në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë se po braktisin vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Evropë është tunduese edhe për vende me të ngritura të rajonit, ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri. Kjo mendoj une se është edhe problematika që ka filluar të ngrihet si shqetësim” shprehet Elona.
Po ashtu ajo thekson se nismen për rritjen e rrogave u nis nga ajo në vitin e kaluar, (2020) me një grup mjekësh të diasporës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















