Shkurt.ch
Propozohet e drejta e votës edhe për fëmijët!
Fëmijët nuk do të shkonin në kutitë e votimit por vetëm prindërit e tyre do të përfitonin një votë më tepër. Nisur nga fakti se në Zvicër ka gjithnjë më tepër njerëz të moshuar dhe ata shkojnë më së shpeshti për të votuar, në vitin 2035 votuesit e moshës mbi 60 vjeçare do t`i “mbivotonin” të rinjtë
Edhe fëmijët duhet të fitojnë të drejtën e votës. Këtë e kërkon grupi i ekspertëve i mbledhur rreth “Avenir Suisse”, shkruajnë gazetat “Zentralschweiz am Sonntag” dhe “Ostschweiz am Sonntag”.
Por, sipas propozimit të këtij institucioni, vet fëmijët nuk do të shkonin në kutitë e votimit por vetëm prindërit e tyre do të përfitonin një votë më tepër, transmeton albinfo.ch.
Gazetat e përmendura kanë përfolur një dokument të “Avenir Suisse” i cili është i pabotuar. Sipas këtij dokumenti, një kërkesë e tillë bëhet për shkak të plakjes së popullatës zviceran. Nisur nga fakti se në Zvicër ka gjithnjë më tepër njerëz të moshuar dhe ata shkojnë më së shpeshti për të votuar, në vitin 2035 votuesit e moshës mbi 60 vjeçare do t`i “mbivotonin” personat e rinj me të drejtë vote dhe me këtë edhe votuesit që janë ende në marrëdhënie pune.
Sipas “Avenir Suisse”, në këtë perspektivë do të bëhen veçanërisht të vështira reformat në lëmin social, përcjell albinfo.ch. Lidhur me të gjitha këto, ky grup ekspertësh hedh në diskutim edhe të drejtën e votës nga mosha 16 vjeçare si dhe mundësinë e një të drejte të kufizuar të votës për të huajt.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











