Lajme
Propozohet taksë për biletat e avionit në Zvicër për të financuar transportin publik
Pas dështimit të iniciativës për mbrojtjen e klimës në referendum, ambientalistët nisin përgatitjet për një propozim të ri që synon mbështetjen e transportit publik përmes taksimit të udhëtimeve ajrore.
Edhe pse iniciativa për mbrojtjen e klimës nuk arriti të marrë mbështetjen e votuesve në referendumin e mbajtur të dielën, e majta në Zvicër tashmë po përgatit një propozim të ri në fushën e politikave klimatike, përcjell albinfo.ch.
Sipas planit të ri, synohet vendosja e një takse për biletat e avionit, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë do të përdoren për të shpërndarë kupona falas për transportin publik për personat që udhëtojnë çdo ditë për në punë dhe jetojnë në Zvicër.
Qëllimi i kësaj nisme është të inkurajojë përdorimin e transportit publik dhe njëkohësisht të reduktojë ndikimin mjedisor të udhëtimeve ajrore.
Për realizimin e kësaj ideje, organizata mjedisore Umverkeh ka bërë të ditur të hënën se do të nisë një iniciativë të re në muajin prill, duke filluar një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet e kësaj kompanie nga Aeroporti i Bazelit deri në 1,682% më të shtrenjta Punimet në pistën kryesore të EuroAirport krijojnë monopol të përkohshëm për kompaninë ajrore, duke sjellë rritje... -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua










