Bota
Protesta në Beograd, kundër qeverisë dhe Vuçiqit
Mijëra protestues mbushën mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit, në një manifestim kundër dhunës politike në Serbi. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, ndërsa autoritetet nxorën në rrugë mjete të blinduara, e madje edhe tanke, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Unë vendosa të dal në këtë protestë për të mbështetur popullin tonë dhe vendin tonë, sepse ne po shkojmë keq e më keq, kjo është e sigurtë”, tha Perisa Andjeliç.
“Ne nuk jemi të kënaqur me lojërat e qeverisë sonë mbi Kosovën, lojërat me Bosnjen po ashtu. Njerëzit duhet ta dinë se çfarë ndodh”, tha Dusan Miliçeviç.
Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë, ndërsa motoja e marshimit ishte “Jo më këmisha të përgjakura”, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Protesta u mbajt pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç u përgjak në një sulm në fund të nëntorit. Opozita u bëri thirrje qytetarëve për protestë, lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













