CH-Ballkani
Protestë kundër faturave të KEK-ut
Protestat do të vazhdojnë derisa të rishikohen të gjitha faturat e energjisë elektrike, tha Milot Hasimja, njëeri nga organizatorët protestës
Disa qindra qytetarë të Kosovës kanë protestuar të enjten në Prishtinë kundër shtrenjtimit dyfish të faturave të energjisë elektrike. Protestuesit të organizuar nëpërmjet rrjetit social “facebook” kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), por janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
Kjo revoltë e qytetarëve të Kosovës ka shpërthyer pasi faturat e muajit janar kishin kaluar dyfishin, apo trefishin e faturave të muajit dhjetor. Për një konsumator amvisërie, faturat kanë kalua mbi 100 euro, ndërsa ka edhe konsumatorë që ka marrë faturën deri në 800 euro.
“Protestat do të vazhdojnë edh nesër edhe pasnesër deri sa të realizohen të gjithë kërkesat, të cilat janë që të rishikohen të gjitha faturat e energjisë elektrike”, tha Milot Hasimja, njëri nga organizatorët protestës.
“3 mijë e 500 euro invalidit të luftës ia kanë faturuar energjinë. E kam bërë kërkesën më kane thënë me shkuar në gjyq dhe gjyqi me ka thënë që nuk merret me këtë punë, se KEK-u është duke bërë dallavere”, citon RTK, njërin nga protestuesit e të enjtes.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ndërkaq u mundua ta arsyetojë ngritjen e tarifave të rrymës. Ai tha se energjia ka ardhur më shtrenjtë këtë muaj për faktin se koha e llogarisë mujore ka qenë me e gjatë për shkak të festave të fundvit. Sipas tij, faturat janë lexuar 4- 5 ditë para vitit të ri, që i bij të jenë rreth 40 ditë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga qytetarët lidhur me vlerën e faturave të energjisë për muajin janar 2013, kërkon nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që t’i përgjigjen çdo ankese konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
“MZHE duke mirëkuptuar shqetësimin e qytetarëve mbështet të drejtën e qytetarëve që konform procedurave ligjore të ngrisin çdo shqetësim që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre si konsumatorë të KEK-ut, ndërsa siguron ata që institucionet kompetente do t’i shqyrtojnë dhe do të japin përgjigje në kohë sa më të shkurtë të mundshme”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë.
Po ashtu lidhur me dyshimin e faturave të energjisë elektrike ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një konferencë për media, përfaqësuesit e partisë më tëp madhe opozitare thanë se faturat janë rritur për dy deri në tre herë.
“Merreni një familje mesatare në Kosovës që ka të ardhura rreth 300 euro nga paga ose në forma të tjera. Në muajin Janar, KEK-u do ju marrë gjysmën e këtyre të ardhurave, pasi shumica e faturave janë rreth 150 euro”, tha Abdullah Hoti nga Këshilli i Ekspertëve për Ekonomi të LDK-së.
LDK ka vlerësuar se shkaktari kryesor është Qeveria Thaçi, duke dhënë për këtë edhe disa arsye. Sipas kësaj partie politike, shtrenjtimi i energjisë në radhë të parë po godet 40 për qind të familjeve që jetojnë në varfëri.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro













