Bota
Protestuesit: Notre Dame nuk është problemi i vetëm i Francës
Protestuesit nën nofkën “Xhaketat e verdha” në Francë kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit në Paris, për të dërguar mesazhin te presidenti Emmanuel Macron se rindërtimi i katedrales Notre Dame nuk është problemi i vetëm që Franca duhet ta zgjidhë.
Sikur uniformat që mbajnë protestuesit për të rënë në sy, zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”.
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontroll situatën, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “Xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, pensionistin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike













