Lajme
Pse Kroacia është kundër anëtarësimit të Finlandës në NATO?
“Sharlatanizëm të rrezikshëm” e ka quajtur anëtarësimin e menjëhershëm të Finlandës në NATO Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, përcjell Albinfo.ch.
Kjo gjë duhet të pezullohet, tha Milanoviç, deri sa të ndryshohet ligji zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë.
Më e rëndësishme për kroatët dhe Kroacinë dhe interesat shtetërore, është ndryshimi i Ligjit zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë, tha presidenti kroat.
“Vazhdoni një hap më tej dhe ngreni Finlandën brenda, e cila është 50 kilometra larg Shën Peterburgut. Mendoj se është sharllatanizëm i rrezikshëm. Për neve, Finlanda qenka më e rëndësishme se Kroacia dhe kroatët në BeH. Sa më përket mua, le të anëtarësohen, le t’i fusin lapsin në sy ariut të tërbuar. Por derisa të zgjidhjet çështja e Ligjit zgjedhor [në Bosnje-Hercegovinë], deri sa të detyrohet Bakir Izetbegoviç të ndryshojë ligjin, Parlamenti nuk duhet të ratifikojë afrimin e askujt në NATO”, ka thënë presidenti kroat.
“Ne nuk i kërkojmë Finlandës dhe Suedisë ta ndërrojnë emrin e ta bëjnë Ikea, por vetëm t’iu themi amerikanëve ta heqin qafe këtë gjë. Për mua, është e interesit jetik shtetëror, kombit dhe popullit. Për Bosnjë e Hercegovinën që të jetë shtet funksional. Atëherë edhe Zagrebi do të bëjë tifo për Bosnjë e Hercegovinën në Bashkimin Evropian”, ka thënë Milanoviç, raportoi N1.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














