Lajme
Pse nuk preferohet të pini ujë gjatë ngrënies
Edhe pse është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar dhe të konsumoni të paktën dy litra ujë në ditë, nuk preferohet të pini ujë gjatë ngrënies, përcjell albinfo.ch.
Gjegjësisht, nëse merrni lëng së bashku me ushqimin, mund të prishet niveli i përqendrimit acidik dhe biliar në stomak, i cili është i nevojshëm për tretjen e duhur të ushqimit.
Kjo këshillë vlen veçanërisht për pirjen e ujit të ftohtë, sepse ngadalëson më tej procesin e tretjes së ushqimit dhe do të keni një ndjenjë të rëndimit në stomak.
Do të ishte mirë të pini ujë 30 minuta para se të hani, ndërsa pas një vakti pritni të paktën një orë për të pirë ujë, transmeton The Star.
Nutricionistja Anju Sood nga Florida në SHBA thotë se duhen afërsisht dy orë për të tretur atë që hani.
“Nëse konsumoni ujë në kohën e gabuar, nuk po shqetësoni vetëm përbërësin e lëngshëm duke holluar atë që hani. Ju gjithashtu po e përshpejtoni procesin e tretjes, pasi ushqimi tani hyn në zorrën e trashë shumë më shpejt se sa duhet”, është shprehur ajo.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit











