Lajme
Pse po heqen disa semaforë në Cyrih
Gjatë muajit dhjetor, banorët e rrethit të Cyrihut, të Dübendorf, zbuluan se disa nga semaforët ndriçonin në formën e një zemre, përcjell albinfo.ch.
Ky aksion i kryer nga Departamenti i Punëve Publike kishte ngjallur shumë komente pozitive nga popullata vendase gjatë festave të fundvitit.
Megjithatë, pasi mësoi për “dritat e zemrës”, policia kantonale e Cyrihut tha të enjten se shabllonet në formë zemre të vendosura në drita nuk ishin në përputhje me urdhëresën për shenjat rrugore, e cila përcakton se semaforët e destinuar për të kaluar rrugën duhet të shfaqin një simbol të këmbësorit.
“E dija që ne po hynim në një zonë gri ligjore me këtë lëvizje”, tha Raymond König, kreu i Departamentit të Punëve Publike, duke shtuar se ky veprim ishte me qëllim të mirë dhe synonte “të kënaqte popullatën”.
“Por nëse duhet të heqim zemrat, ne do ta bëjmë atë”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











