Lajme
Pse po refuzohen votat nga diaspora?
Flasin autoritetet nga KQZ-ja
Në numrimin e votave është bërë e ditur se deri tash janë refuzuar 3 mijë e 749 fletëvotime nga diaspora, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, deri tash janë verifikuar 12 mijë e 706 votues nga shtetet e jashtme, kurse janë aprovuar vetëm 8 mijë e 957 votues.
Arsyet e këtyre refuzimeve i ka treguar për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka treguar se zyrtarët janë duke punuar në verifikimin e pakove me fletëvotime, të cilat janë pranuar nga data 2 deri më 12 shkurt 2021.
“Në pakon D1 janë të vendosura pakot që kanë ardhur jashtë vendit nga qytetarë, të cilët nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Pavarësisht se ai person nuk ka qenë i regjistruar si votues jashtë Kosovës, ai ka dërguar në KQZ pakon me fletëvotim dhe kjo është arsyeja pse KQZ ka vendosur ta bëjë refuzimin e një pakoje të tillë”, tha Elezi.
Elezi ka sqaruar edhe një arsye tjetër të refuzimit.
“Në kutitë që mbajnë këtë shenjë D2 këtu janë qytetarët, të cilët kanë dërguar pako me fletëvotim, por të cilët gjatë periudhës së aplikimit për t`u regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data 13 deri më 21 janar janë refuzuar sepse nuk i kanë plotësuar atë kohë kriteret e zotësisë juridike për të qenë votues jashtë Kosovës”, shtoi Elezi.
Po ashtu, Elezi ka sqaruara edhe si duket nja fletëvotim i aprovuar.
“Ne këtu e kemi vendosur zarfin e një dërgese që është aprovu, në anën tjetër janë disa të dhëna të cilat nuk mund t’i publikojmë dhe numërimi i këtyre pakove këtyre fletëvotimeve që ndodhen brenda këtyre zarfeve do të bëhen pasi të përfundoj procesi i verifikimit”, tha ai.
Lista nga jashtë Kosovës, sipas Elezit, e cila është certifikuar përmban emrat e përafërsisht 100 e 3 mijë qytetarëve, të cilët e kanë fituar të drejtën për të qenë votues jashtë Kosovës gjatë periudhës nga data 13 deri më 21 janar.
Sipas Elezit vetëm pas verifikimit të këtyre pakove mund të dihet se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit, sa janë aprovuar dhe sa fletëvotime janë refuzuar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













