Kuriozitete
Pse pronarët e iPhone duhet ta fikin AirDrop?
Jo gjithçka që Apple bën “thjesht funksionon” – të paktën jo siç është menduar, gjithsesi.
Studiuesit e sigurisë duke eksploruar AirDrop, funksionin e iOS dhe macOS që i lejon përdoruesit të ndajnë informata përmes WiFi dhe Bluetooth, raportuan të mërkurën për një defekt që ata thonë se ekspozon te postat elektronike dhe numrat e telefonit të përdoruesve.
Studiuesit, të përbërë nga anëtarët e Secure Mobile Networking Lab (SEEMOO) dhe Cryptography and Privacy Engineering Group (ENCRYPTO), pretendojnë se ata e lajmëruan Apple për të metën në maj të vitit 2019. Sidoqoftë, sipas tyre, kompania kurrë nuk u përgjigj.
“Si një sulmues, është e mundur të mësosh numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike të përdoruesve të AirDrop – madje edhe si një i huaj i plotë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Kjo nuk është situata e parë lidhur me AirDrop. Në vitin 2019, studiuesit zbuluan se ata ishin në gjendje të përcaktonin numrat e telefonit të përdoruesve bazuar në “partial hashes AirDrop” dërgon. Nuk është e qartë nëse ky shqetësim është adresuar ndonjëherë nga Apple.
Problemet e zbuluara janë të rrënjosura në përdorimin e funksioneve hash të Apple për ‘mjegullimin’ e numrave të telefonit dhe adresave të postës elektronike të shkëmbyer gjatë procesit.
Sidoqoftë, studiuesit nga TU Darmstadt tashmë kanë treguar që hashing nuk arrin të sigurojë privatësi kontakteve pasi të ashtuquajturat vlera hash mund të kthehen shpejt duke përdorur teknika të thjeshta të tilla si “brute-force attacks”.”
AirDrop është gjithashtu i njohur për lidhjen e saj me ngacmimet digjitale. Në mënyrë të veçantë, ngacmuesit përdorën funksionin për sulme kibernetike – ku një i huaj bombardon telefonin e një viktime me foto të padëshiruara të një natyre seksuale ose grafike.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve














