Lajme
Pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit
Sezoni festiv mund t’i mbushë krejt njerëzit me emocione, por ka disa njerëz të cilët e ndjejnë se shëndeti i tyre mendor po merr kah të gabuar.
Arsyet për këtë mund të jenë shumë personale, por shumica prej tyre janë gjëra të zakonshme, të cilat mund t’i shmangni.
Problemet financiare
Nuk është befasi se shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t’i përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet ekstra që i sjell sezoni festiv. Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim, prandaj edhe mund të jenë duke u ndierë keq kohët e fundit.
Vetmia
Një anketim ka zbuluar se 20 për qind e njerëzve ndihen të vetmuar gjatë festave të fundvitit, sepse nuk kanë familjarë apo miq me të cilët duan t’i kalojnë këto festa, ose e kanë humbur një person që e kanë dashur shumë dhe kjo periudhë festive është e vështirë pa atë person.
Alkooli
Nëse dilni për të pirë me miqtë, duhet ta keni parasysh se vetëm mund të jeni duke e keqësuar shëndetin mendor, sepse alkooli e rrit shqetësimin.
Alkooli është depresant dhe e dobëson kualitetin e gjumit.
Rrjetet sociale
Të gjithë e dimë se rrjetet sociale janë të dëmshme për vetëbesimin, e prandaj janë të dëmshme edhe në këtë periudhë të vitit. Duke i parë të tjerët duke festuar dhe duke i kaluar festat e fundvitit në mënyrë të përsosur, ne ndiejmë presion ta kemi një “sezon të përsosur festiv”, sepse ashtu na imponojnë postimet e tjerëve!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss











