CH-Ballkani
Pse shqiptarët nuk janë të lumtur
Duke parë nën-indikatorët ajo që vihet re qartë është se është pikërisht korrupsioni ajo që i bën shqiptarët të palumtur
Pavarësisht se ka fituar pesë pozicione në Raportin Global të Lumturisë 2019, i cili publikohet çdo vit nga Gallup, Shqipëria vazhdon të mbetet më i palumturi në rajon si dhe një prej dy vendeve më të palumtura në Evropë. Më keq se Shqipëria duket të jetë vetëm Ukraina, një vend që ka kaluar dhe po kalon një krizë të thellë, rrjedhojë e konfliktit ushtarak me Rusinë që zgjat prej vitesh tanimë.
Kështu, në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e 107-ta në botë, ndër 156 vende, ndërkohë që një vit më parë renditej e 112-ta në botë. Siç duket qartë, Shqipëria është tërësisht e veçuar nga vendet evropiane dhe vendet e zhvilluara, transmeton ‘Scan’.
Të dhënat tregojnë se, gjithsesi, Shqipëria duket të jetë një vend më i lumtur se një vit më parë, pasi ka pësuar një rritje të pikëzimit të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
Kosova ndërkohë figuron ndër vendet më të lumtura në botë si dhe ndër vendet me përmirësimin më të lartë, nga vend i 66-të në të 46-tin në botë. Duke parë nën-indikatorët ajo që vihet re qartë është se është pikërisht korrupsioni ajo që i bën shqiptarët të palumtur.
Ky nën-indikator na rendit në vendin e 134-tët në botë ndër 156 shtete, pra thuajse në fund të tabelës. Bujaria dhe jetëgjatësia janë dy prej aspekteve që i bëjnë shqiptarët të jenë të lumtur. Bujaria duket të jetë një aspekt mjaft i rëndësishëm i të qenit të lumtur. Raporti thotë se 18.5% e shqiptarëve të anketuar kanë dhënë para për bamirësi në muajin e fundit, ndërkohë që mesatarja globale fiksohet në 29%. Në nivel global, Finlanda vijon të jetë vendi më i lumtur në botë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













