Kuriozitete
Pse u ulën shitjet e automjeteve në Evropë?
Në shkurt 2022 regjistrimet e reja të automjeteve në Bashkimin Europian pësuan një tkurrje të mëtejshme (-6.7%) ndërkohë që prodhuesit e automobilave vijojnë të përballen me ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), përcjell Albinfo.ch.
Në gjithë BE-në u shitën 719.465 njësi, ky është rezultati më i dobët në lidhje me vëllimet për muajin shkurt që nga fillimi i regjistrimeve. Katër tregjet kyçe në rajon regjistruan rezultate të ndryshme. Italia dhe Franca regjistruan humbje dyshifrore (përkatësisht -22,6% dhe -13,0%), ndërsa Spanja dhe Gjermania regjistruan rritje (përkatësisht +6,6% dhe +3,2%).
Nga janari në shkurt 2022, regjistrimet totale të automjeteve të reja në Bashkimin Europian ranë me 6.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe në këtë rast, nëse analizojmë katër tregjet më të mëdha, Italia regjistron rënien më të madhe (-21,1%), ndjekur nga Franca (-15,7%). Në anën tjetër, tregjet e Gjermanisë (+5,6%) dhe Spanjës (+4,2%) vijuan zgjerimin.
Rreth ACEA
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) përfaqëson 16 prodhuesit kryesorë europianë të makinave, furgonëve, kamionëve dhe autobusëve: BMW Group, DAF Trucks, Daimler Truck, Ferrari, Ford of Europe, Honda Motor Europe, Hyundai Motor Europe, Iveco Group. , Jaguar Land Rover, Mercedes-Benz, Renault Group, Stellantis, Toyota Motor Europe, Volkswagen Group, Volvo Cars dhe Volvo Group./ monitor
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve













