CH-Ballkani
Publikimi i fotografive u kushton me burgim
Policia britanike ka arrestuar disa shqiptarë të cilët publikonin foto me para në rrjetet sociale
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale u kanë kushtuar shumë shtrenjtë disa shqiptarëve në Angli. Gazeta “The Sun” ka publikuar foto e disa shqiptarëve të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge dhe prostitucioni e të cilët kanë postuar në profilet e tyre. Kjo gaztë shkruan se për tu mburrur ata postojnë foto me një mal me para.
E tillë është dhe fotoja e Olsi Behelulit e publikuar në snap chat , me banim në Harrow në perëndim të Londrës. Aktualisht Olsi Beleluli është i arrestuar dhe po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerën e 4 milionë paund, pasi fotoja e tij i rrethuar nga më shumë se 250 mijë funte ishte zbuluar nga policia.
Ndërsa gazeta një tjetër shqiptar i cili kishte postuar një fotot me shumë para në gojë e përshkruan atë si të uritur. “The Sun” shkruan se këtë fenomen Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur kërcënim të madh për shkak të lidhjeve të shqiptarëve me krimin e organizuar.
“Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkepunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar ata”, ka thënë ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











