Lajme
Thirrja për propozime për projekte investuese të diasporës
Ju njoftojmë se Caritasi Zviceran në Kosovë, mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë dhe Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit, ka lansuar thirrjen për aplikim: Projektet investuese të diasporës. Qëllimi i kësaj thirrjeje është nxitja e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitorëve nga diaspora dhe biznese vendore ose promovimi i themelimit të përfaqësive të kompanive të diasporës në nivel vendi.
Në mënyrë që partneritetet biznesore të përfitojnë nga granti, duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme të kualifikimit për të qenë të pranueshme:
– Së paku 50% e financimit duhet të sigurohet nga investitori i diasporës, së bashku me partnerin vendor të biznesit privat.
– CACH ofron grante deri në maksimalisht 50% të kostos së projektit.
– CACH ofron grante ndërmjet EUR 20.000 dhe 53.000.
– Financimi nga palët e treta nga komunat vendore ose subjektet e tjera vlerësohet dhe pranohet nën masën prej 50% të kontributit të vetë aplikantit. Aksionet e diasporës duhet të jenë së paku 30% të buxhetit të përgjithshëm.
Shuma e përgjithshme e kësaj thirrje për propozime është 265,000.00 €. Do të konsiderohet shpërndarja e balancuar në rajone zhvillimore.
Aplikanti merr iniciativën për të angazhuar dhe zyrtarizuar partneritetin biznesor dhe për të dorëzuar projekt-propozimin pranë CACH duke respektuar udhëzimet e prezantuara në këtë dokument. Është e detyrueshme që aplikacioni të përbëhet prej marrëveshjes së partneritetit midis biznesit vendor dhe të një biznesi nga diaspora, ose vërtetimi i themelimit të një përfaqësie lokale në vend.
Anekset e aplikacionit mund të gjenden në vegëzën e mëposhtme:
https://drive.google.com/…/1hV9UXD141wVFKQsCReXL3U…
Sipas programit, CACH mund të mbështesë gjithashtu studimet e fizibilitetit, në rast se integrohen në propozim.
Bashkëfinancimi nga komunat inkurajohet dhe duhet të dokumentohet me një shkresë të zotimit ose me ndonjë kontratë të bashkëfinancimit.
Të interesuarit për aplikim mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre me shkrim në email adresën:
[email protected] dhe në CC ta vendosin [email protected]
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare... -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












