Kuriozitete
Publikohen fotot e modelit Audi RS3
Mësohet se prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, më herët pati paralajmëruar se gjatë verës do të debutojë modelin e ri RS3, i ndërtuar me platformën MQB të Volkswagenit. Po ashtu do të jetë në dispozicion edhe në version Sportback dhe Sedan, përcjell albinfo.ch.
Tani janë publikuar fotografitë zyrtare të këtij modeli, si duket para kohe, dhe pritet që premierën ta mbajë ndoshta javën e ardhshme.
Audi RS3 i ri pritet të vijë me motor Turbo 2.5-litër, me pesë cilindra e kapacitet prej 400 kuajfuqi, në kombinim me marshin me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton KOHA. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,8 sekonda (0,3 sekonda më shpejt se sa paraardhësi dhe 0,1 sekondë më shpejt se sa Mercedes-AMG A45 S).
Përveç kësaj, për RS3-shin e ri do të jetë në dispozicion edhe paketa “RS Dynamic”, e cila këtij modeli i mundëson që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 290 km/orë.
Gjithashtu, kjo paketë përfshin edhe maskën e përparme më ndryshe, etiketën “RS”, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportivë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazit, si dhe enterier me ulëse sportive, timonin sportiv, pedalet nga alumini, sistemin 10.1-inçësh për argëtim dhe informim, si dhe instrument-tabelën digjitale.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten