Futboll
Publikohet lista e Challandes me shumë risi
Ndërkohë, për herë të parë janë ftuar Edon Zhegrova, Idriz Voca dhe Gjelbrim Taipi
Gjatë këtij muaji, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Francë.
Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos, thuhet në njoftim.
Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të Kosovës, përzgjedhësi i ri, zvicerani Bernard Challandes, i cili për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbollistë, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj, ndërkohë Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak të lëndimeve, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu për shkak të lëndimit nuk është ftuar Bajram Jashanica, derisa nuk është ftuar Donis Avdijaj.
Ndërkohë, për herë të parë janë ftuar Edon Zhegrova, Idriz Voca dhe Gjelbrim Taipi.
Lista:
Portierë:
Samir Ujkani (UC Cremonese)
Bledar Hajdini (KF Trepça’89)
Faton Maloku (KF Feronikeli)
Mbrojtës
Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)
Leart Paqarada (SV Sandhausen)
Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)
Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)
Fidan Aliti (KS Skënderbeu)
Lirim Kastrati (AS Roma U21)
Benjamin Kololli (FC Laussane)
Alban Pnishi (Grasshoper)
Mesfushorë
Hekuran Kryeziu (FC Luzern)
Idriz Voca (FC Luzern)
Herolind Shala (Lyngby Boldklub)
Gjelbrim Taipi (Grasshoper)
Edon Zhegrova (KRC Genk)
Arbër Zeneli (FC Herenven)
Bernard Berisha (FC Akhmat)
Bersant Celina (Ipswich Town FC)
Milot Rashica (SV Werder Bremen)
Sulmues
Elbasan Rashani (Odds BK)
Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)
Vedat Muriqi (Caykur Rizespor)
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













