Bota
Puna në të zezë, pastrueset paguhen deri në 7 mijë euro
Është e vështirë të thuhet se sa humb shteti për shkak të punës në të zezë në ekonomitë familjare private. Është vlerësuar se kjo shifër mund të jetë në mes të 10.92 dhe 28.6 miliardë euro
Në Gjermani shumica e punëtorëve të pastrimit dhe mirëmbajtjes punojnë në të zezën. Midis 75 dhe 83% e familjeve paguajnë punëtorë të mirëmbajtjes dhe pastrimit me para në dorë. Kështu kanë treguar rezultatet e studimeve të Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW).
“Shumë ndihmëspunëtorë nëpër shtëpi private apo edhe ndonjë kopshtar në Gjermani paguhen në të zezën. Vetëm 350.000 e 2.7 deri në tre milionë pastruesve, babysister apo kopshtarëve paguajnë sigurime shoqërore, shkruan një studim i publikuar nga Instituti për Ekonominë Gjermane (IW), përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, mesatarisht shteti humbi rreth 8,000 euro për taksa dhe 18.000 euro për sigurimet shoqërore për një vend pune në të zezën.
Është e vështirë të thuhet se sa humb shteti për shkak të punës në të zezë në ekonomitë familjare private. Është vlerësuar se kjo shifër mund të jetë në mes të 10.92 dhe 28.6 miliardë euro.
Pagat e pastruesve shkojnë deri në 7000 euro, nëse jeni të shtëpi më të mirë, paga e tyre kap shifrën nga 3 deri në 5 mijë euro.
Në të zezën kryesisht punojnë të rinjtë dhe studentët. Nga ata që pranojnë thonë se kanë gabuar që punojnë në të zezën. Një ekspert nga Instituti i Ekonomisë gjermane, Dominik Enste, thotë se arsyeja kryesore për punën në të zezën janë taksat e larta.
Puna në të zezën në Gjermani për tetë vjet me radhë nuk është zvogëluar. Por, kur krahasohet me SHBA-në apo Zvicrën, atëherë Gjermania është pa dyshim shumë atraktive për të punuar në të zezën.
Ekspertët besojnë se arsyeja për këtë është numri i madh i rregulloreve, në mesin e tyre paga minimale dhe mbrojtja për të humbur vendin e punës.
E-Diaspora
-
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i... -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies










