Kosova
Në OKB, por jo edhe në UP
Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyret e OKB-së në Gjenevë
Nita Shala ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik me notën mesatare 9.21.
Ajo vazhdoi studimet Master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0. Shala në një rrëfim për gazetën inFokus ka treguar se ajo ka fituar gradën Magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.
Po ashtu ajo ka diplomuar edhe në nga programi ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA.
Por kjo nuk është e tëra. Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokuori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë. Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ndikon përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut.
Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyret e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS.
E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për t’u bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës. Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion.
Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.
Vetë Gashi nuk ka hezituar që publikisht të dalë kundër Nita Shales në mbledhjen e senatit mbajtur më 5 tetor të vitit 2018.
Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.
Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet – vëllain e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullnetin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













