Integrimi
“Puthja në Galeri” e Gazmend Freitag, një sensacion për çiftet
Para kësaj pikture, çiftet fotografohen duke shfaqur dashurinë e tyre për njëri tjetrin. Në këtë pikturë paraqitet një çift bashkëshortor nga Vjena, Joe dhe Traudi
Nuk është vetëm Kulla e Parisit, ku çiftet e shumta shprehin dashurinë e tyre dhe bëjnë fotografi teksa këmbejnë puthjet me njëri tjetrin. Në Vjenë, Austri, me funksion të ngjashëm është edhe një pikturë e punuar nga dora e shqiptarit. Është kjo piktura “Puthje në Galeri” e piktorit shqiptar Gazmend Freitag e cila vizitohet nga një numër i madh dashamirësh të artit.
Para kësaj pikture, çiftet fotografohen duke shfaqur dashurinë e tyre për njëri tjetrin. Në këtë pikturë paraqitet një çift bashkëshortor nga Vjena, Joe dhe Traudi. Kjo puthje mes tyre ka ndodhur në vitin 2013, para një pikture të tij ku Gazmendi kishte ekspozitën e parë kolektive në Vjenë, në Galerinë „Der Kunstraum“. Puthja e tyre ndodhi para pikturës „Nu avec livre“. Piktori ishte shumë i sigurt që një ditë atë moment të tyre do ta pikturonte. Dhe, këtë e bëri në po atë vit, 2013.
Piktorin Freitag kjo pikturë e gëzon shumë ngase kjo ka tërhequr shumë vizitorë të cilët shprehin dashurinë mes vete. Gjatë këtij viti kjo pikturë do të varet në galerinë e arteve “Kunstraum” në Vjenë!
“Galeristi Mag. Hubert Thunhofer kërkoi nga unë dy piktura në komision, për t’i mbajtur të ekspozuara në galerinë e tij përgjatë tërë vitit për shitje. Kjo për mua është diçka shumë domethënëse. Vjena ka mjaft artistë, edhe miqtë nga i gjithë rrethi im shoqëror austriak i artistëve janë mahnitur që pikërisht nga unë i kërkoj pikturat! Me zotëriun Thunhofer, galerist i njihur, njihem mbi tri vite. Pikërisht aty e kisha ekspozitën time të parë”, thotë piktori Freitag për “albinfo.ch”
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë

















