Bota
Putin dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Siri
Kremlini njoftoi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakord për të intensifikuar bisedimet lidhur me situatën në rajonin Idlib të Sirisë.
Të dy liderët, gjatë një bisede telefonike, kanë diskutuar për uljen e tensioneve dhe zbatimin e një armëpushimi.
Rusia dhe Turqia kanë mbetur ndër aktorët kryesorë në konfliktin sirian, pasi Ankaraja mbështet rebelët anti-qeveritarë, ndërkaq Moska forcat e presidentit Bashar al-Asad.
Forcat e Asadit kanë ndërmarrë një ofensivë në rajonin e Idlib-it, për të marrë kontrollin e bastionit të fundit që mbahet nga rebelët anti-qeveritarë.
Turqia ka kërcënuar me “përdorim të jashtëzakonshëm” të forcës nëse nuk ndalet ofensiva.
Kjo, pasi disa ushtarë turq janë vrarë gjatë periudhës së fundit në këtë rajon.
Të premten, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në rajonin e Idlibit “për t’i dhënë fund katastrofës humanitare dhe për të shmangur një përshkallëzim të pakontrollueshëm”.
“Për gati një vit ne kemi parë një seri sulmesh tokësore të qeverisë siriane të mbështetur nga sulmet ajrore ruse. Këtë muaj kanë vazhduar luftimet vdekjeprurëse midis forcave të qeverisë turke dhe siriane”, tha Guterres.
“Ky makth humanitar për popullin sirian, që vuan shumë, duhet të ndalet. Ai duhet të ndalet tani”, u tha Guterres, gazetarëve në New York.
Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare, janë vrarë më shumë se 400 civilë, që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.
Rreth 900.000 mijë njerëz janë zhvendosur nga rajoni, sipas Kombeve të Bashkuara.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor














