Lajme
Putin dhe Erdogan pritet të takohen në Turqi
Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të shkojë në Turqi pas ftesës së dërguar nga homologu i tij, Erdogan. Lajmi u bë me dije nga këshilltari i shefit të Kremlinit, i cili theksoi se presidenti ka pranuar ftesën.
Detajet nga planet për udhëtimin nuk janë bërë me dije dhe ende nuk ka një datë fikse për takimin mes dy liderëve.
Turqia ka qenë ndër vendet e pakta që ka mbajtur marrëdhënie me Rusinë dhe Ukrainën që nga nisja e luftës. Ndërsa ka kritikuar ofensivën e Rusisë, Ankaraja po përpiqet të balancojë lidhjet e saj të ngushta dhe e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë midis palëve ndërluftuese. Për më tepër, Turqia ka hezituar të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë.
Ndaj pjesëmarrja e liderit rus në samitin vjetor të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut në Johannesburg, këtë verë konsiderohet e pamundur. Afrika e Jugut ka njohur juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe do të detyrohej të arrestonte Putinin pas mbërritjes.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












