Bota

Putin, ish-agjent i Stasi-t

Stasi ishte Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Gjermanisë Lindore. Ishte formuar më 1950 deri më 1990, në Bashkimin e Gjermanisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka qenë një agjent i Stasi-t nga viti 1986 deri në vitin 1989, shkruan tabloidi më i shitur gjerman, ”Bild”, që publikon edhe foton e kartelës së tij.

“Deri tani nuk dihej nëse Stasi i kishte siguruar një kartë të tillë identifikimi”, tha menaxheri për Arkivat Federale të arkivit “Stasi” të Drezdenit, Konrad Fleber, duke nënvizuar se me atë letër Putini mund të hynte dhe dilte lirisht nga zyrat e Ministrisë së Sigurisë e shtetit gjermano-lindor.

Stasi, më 31 dhjetor 1985, i lëshoi Vladimir Putin një dokument identifikimi, që i ripërtërihej çdo tre muaj, deri në vitin 1989, transmeton albinfo.ch.

Karta është pjesë e një dokumenti të deklasifikuar, domethënë u arrit të bëhej publike pas 28 vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Kremlini nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se Stasi dhe KGB kanë pasur marrëdhënie partneriteti mes tyre.

Stasi ishte Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Gjermanisë Lindore. Ishte formuar më 1950 deri më 1990, në Bashkimin e Gjermanisë.